Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera anuloi një konferencë me OKB për ndryshimet klimatike për shkak të protestave massive që kanë përfshirë vendin.

Ai shprehet se këto protesta kanë shkaktuar shumë dëme qeverisë dhe për presidenti është prioritet rikthimi i rendit publik si dhe qetësimi i protestuesve.

Konferenca e njohur si COP25 është shtyrë për në dhjetor.

Madje qeveria anuloi dhe samitin Apec ku do të organizohej një takim mes presidentëve të Kinës, SHBA-së dhe Kilit.

Të paktën 20 persona raportohen të vdekur nga protestat masive.

Sipas BBC nuk ka shenja të tërheqjes së protestuesve pavarësisht se presidenti Pinera ka marrë masa për të plotësuar kërkesat e qytetarëve.

/Ora News.tv/