Presidenca reagon për Dvoranin: Një dhunues me dashje i Kushtetutës

Presidenca reagon për Dvoranin: Një dhunues me dashje i

Presidenca ka reaguar menjëherë pas komenteve të kreut të KED-së Ardian Dvorani.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë." 

Dvorani ishte sot në prokurori për të dhënë shpjegime lidhur me kallzimin penal që presidenti Ilir Meta ka bërë ndaj tij.

I pyetur për deklaraten e kreut te shtetit i cili disponon disa video ku ai kompromentohet 

Ardian Dvorani u pergjigj: "Hetimi nuk zhvillohet në media as televizione po në godinë, aty kam thënë të gjitha. Unë mendoj se institucionet, funksionaret nuk është e mira që ti shtrojnë çështjet ligjore dhe problematikat me produkte artistike, me filma serialë, me metrazh të shkurtër apo të gjatë. Për cilësinë e tyre nuk më takon mua të them. Por çështjet ligjore institucionale institucionet i shtrojnë në rrugë ligjore pranë organeve kompetente.  Kam dhënë shpjegime sepse unë mendoj që nuk ka nevojë të paraqiten prova, por i takon prokurorisë të vendosë çfarë provash të marrë dhe kjo është në autoritetin e tyre."

   

EMISIONET