Presidenca konfirmon: Thaçi lë Uashingtonin dhe kthehet nesër në Prishtinë
Zyra e Presidencës ka konfirmuar për KosovaPress se presidenti Hashim Thaçi ka anuluar sot vizitën e tij zyrtare në SHBA.
Këshilltari Adil Behrami ka konfirmuar këtë përmes telefonit duke mos dhënë më shumë detaje.
Anulimi i vizitës vjen pasi që sot Gjykata speciale ka propozuar aktakuzë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Presidenti Hashim Thaçi ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt SHBA-së dhe nesër do të kthehet në Kosovë.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, në një njoftim në Twiitter shkruan se mezi pret diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”.
"Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Uashington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”
