Dalin në dritë detaje të reja nga vdekja e ish-oficerit të trupave ushtarake rritanike, James Le Mesurier, në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se në fytyrën e 48-vjeçarit janë konstatuar prerje të shkaktuara nga një mjet prerës, ndërsa duart dhe këmbët e thyera.

Misteri rreth vdekjes së tij sa vjen dhe shtohet, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjekoligjore.

Policia turke vijon hetimet për ngjarjen. Kreu i organizatës "Helmetat e bardha" dhe ish-agjenti britanik u gjet i pajetë në rrugën pranë xhamisë Kılıç Ali Pasha në Stamboll rreth orës  05.30 nga besimtarë të cilët po dilnin nga falja.

Ata njoftuan më pas policinë.

/Ora News.tv/