Humbja e vlerës së parasë duket se ka detyruar Bankën e Shqipërisë të hedh në qarkullim prerjen 10 mijë lekëshe. 

Për RTV Ora qytetarët duket se nuk e shohin me rendësi këtë veprim, pasi për ta problem mbetet përballimi i çmimeve.

Banka e Shqipërisë ka lajmëruar se prerja e re do të jetë në qarkullim në vitin 2020. 

Sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi ky proces është normal dhe bën që banka qendrore ti vijë në ndihmë institucioneve financiare të nivelit të dytë dhe bizneseve. Preçi shton gjithashtu se monedha jonë prej dy vitesh është e mbiçmuar në krahasim me euron.

Për Preçin problem mbetet mungesa e kontrollit për qarkullimin e parave kesh. Madje ai kërkon nisjen e përgatitjeve për të zëvendësuar paranë me euron.

/Ora News.tv/