Prençi: Kushtetuta është keqpërdorur, është gjendje fatkeqësie dhe jo e jashtëzakonshme

Prençi: Kushtetuta është keqpërdorur, është

Shqipëria është në gjendje të fatkeqësisë natyrore dhe jo në gjendje të jashtëzakonshme.

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora thotë se qeveria ka keqpërdorur Kushtetutën.

Ndërkohë ai tërheq vëmendjen edhe për Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, që sipas tij ka mangësi pasi nuk janë përfshirë disa Ministri të prekura drejtëpërdrejtë nga tërmeti.

Prençi: Dua të ndalem te serioziteti i qeverisë në raport me Kushtetutën, ligjin për mbrojtjen civile të Republikës së Shqipërisë.Në zbatim të Kushtetutës, në nenin 174 të saj, referohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në një pjesë të territorit apo të gjithë territorin e Shqipërisë nisur nga përmasat e një fatkeqësie.

Ndërkohë që këtë e ka bërë qeveria më datë 27 nëntor, 24 orë me vonesë, por ndërkohë ende sot të gjithë zyrtarët e lartë përfshirë dhe kryeministrin e trumbetojnë si gjendje e jashtëzakonshme.Edhe në takimet me të huajt unë ndihem keq kur personalitete të larta të shtetit u thonë të huajve se Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme dhe do të vazhdojmë dhe për shumë kohë se pasojat janë të rënda. 

Ndërkombëtarët e dinë shumë mirë se kur është gjendja e jashtëzakonshme, që do të thotë cënim të integritetit apo rendit dhe sigurisë dhe cila është gjendja e fatkqesisë natyrore që do të thotë prishje e ekuilibrave të jetës normale të ardhur nga një fatkeqësi. Që këtu kemi një keqpërdorim të Kushtetutës në raport me gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen e fatkeqësisë.Komiteti Ndërministror ka mangësi të theksuara, nuk është përfshirë Ministria e Drejtësisë që duhet të jetë me patjetër. Janë prishur fonde të kësaj Ministrie, kampe dhe burgje, janë shkatërruar nga tërmeti. 

Së dyti te kjo Ministri janë juristët më të mirë. Nuk është përfshirë Ministria e Kulturës që i janë prishur monumentet historike, vepra kulture. Nuk është Ministria e Sipërmarrjes, që duhet të merrej sot me sipërmarrësit. Nuk është përfshirë Ministria e Diasporës, të gjitha donacionet adresohen te OJF dhe qendrat vullnetare dhe jo te qeveria.


EMISIONET