Premtimi: Deri në prill, mbi 100 mijë pemë të reja në Tiranë

Premtimi: Deri në prill, mbi 100 mijë pemë të reja në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me një grup studentësh ka mbjellë në kryeqytet rreth 110 pemë, në vijim të projektit të Pyllit Orbital.

 Veliaj tha se nisma të tilla janë pozitive për të ndërgjegjësuar të rinjtë për rëndësinë e krijimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe për kujdesin ndaj mjedisit.

Erion Veliaj: “Falë bujarisë së donatorëve po mbjellim 110 pemë të reja, për të ecur me idenë e Pyllit Orbital. Më vjen mirë për studentët, jo se na lipset krahu i punës, sepse kemi mjaftueshëm njerëz që kontribuojnë, por unë besoj se shenjon një trend të ri. Trendet nuk janë vetëm celularë, rrjete sociale apo kafene, por trend është edhe sjellja që kemi ndaj qytetit që kemi trashëguar e që duhet t’ia lëmë dikujt tjetër trashëgim”

Veliaj theksoi se falë nismave të ndryshme të ndërmarra gjatë këtyre dy viteve nga Bashkia e Tiranës, ajri në kryeqytet është tre herë më i pastër se ai i Shkupit, ndërsa kërkoi prej qytetarëve që në vend të automjeteve, të përdorin biçikletat.

Erion Veliaj:  “Para dy vitesh e filluam si qyteti më i ndotur në Ballkan, sot jemi tre herë më të pastër se Shkupi. Do të thotë se jemi produkte të vendimeve që marrim vetë. Nëse marrim vendime për më shumë gjelbërim, për më pak përdorim makinash, më shumë pista biçikletash dhe pista vrapimi, atëherë produkti i këtyre vendimeve është ajri më i pastër në Tiranë. Ndaj, vendimet që marrim udhëheqin jetën e këtij qyteti, i cili varet nga vendimet që marrim sot”, 

Bashkia e Tiranës do të vijojë me aksionin për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet deri në fund të stinës, për jetëzimin e projektit të Pyllit Orbital. Deri në prill, mbi 100 mijë pemë të reja në Tiranë. Deri në vitin 2030 parashikohet që Tiranë të ketë 2 milionë pemë.

EMISIONET