Premier League/ Fitojnë të mëdhatë, City merr kryesimin

Manchester City ka treguar edhe njëherë se janë kampionët në fuqi të Premier League. Qytetarët kaluan pa probleme 2-0 Brighton në javën e 7-të të kampionatit, duke marrë përkohësisht kryesimin në elitën e futbollit anglez. Raheem Stërling dhe Sergio Aguero ishin autorët e golit, ndërsa City numëron plot 19 pikë pas 7 takimesh.

Te fitorja u rikthye Tottenhami, me "gjelat" që kaluan në transfertë Huddersfield 2-0. Dopieta e Harry Kane mjaftoi për të hedhur pas krahëve ecurinë negative në javët e fundit.

Fitore 2-0 arriti dhe Arsenali e cila prishi mrekullinë e javëve të para, Watford. Takimi u zhbllokua vetëm në minutën e 81, me autogol të Cathcart, ndërkohë që goli i Ozil dy minuta më vonë vendosi në kasafortë fitoren e "topçinjve".

Me pikë maksimale doli nga transferta e Newcastle edhe Leicester City, me "dhelprat" që fituan me shifrat e pastra 2-0. Penalltia e shndërruar në gol nga Vardy dhe rrjeta e Maguire i dhënë 3 pikë të rëndësishme Leicesterit, i cili pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e 7-të me 12 pikë.

Në takimet tjera Everton fitoi 3-0 ndaj Fulham, ndërsa Wolves kaloi pa probleme Southampton 2-0. Mbrëmja e sotme në Premier League mbyllet me supersfidën Chelsea-Liverpool.



EMISIONET