Praga nis peticionin për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës

Praga nis peticionin për tërheqjen e njohjes së

Në Republikën e Çekisë ka nisur nënshkrimi i një peticioni për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë pritet që të organizohet edhe një protestë për këtë qëllim.

Nënshkrimi i peticionit ka nisur nga qytetarët dhe është nënshkruar edhe ish diplomati Jan Kavan, raporton Novosti.

Peticioni do të dorëzohet në Pragë më 17 shkurt për tërheqjen e Çekisë nga njohja e Republikës së Thaçit.

Ndërmarrja e kësaj iniciative u njoftua nga politikanë të partive të ndryshme.

Ata shpresojnë që protestës ti bashkohet edhe Presidenti Millosh Zeman.

Protestat kundër shpalles së Pavarësisë së Kosovës janë mbajtur vazhdimisht që nga viti 2009.

EMISIONET