Pr/ ligji për lojërat e fatit, LSI mungon të enjten në Kuvend

Pr/ ligji për lojërat e fatit, LSI mungon të enjten në

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka lejuar subjektet që kanë licensën e lojrave të fatit të kryejnë evazion fiskal. Petrit Vasili shprehet se LSI kërkuar mbylljen e lojrave të fatit që në vitin 2016, por atëherë ishte Rama që nuk pranoi. Tashmë 2 vite më vonë ish aleatët në qeverisje nuk do të japë voton pro këtij drafti në seancen plenare të së enjtes, 25 tetor.

"Të gjithë votat e deputetëve të LSI-së do të ishin për mbështetje në atë kohë. Madje kam deklaruar se nëse ndonjëri nuk do i mbështeste me vendim të unifikuar të grupit do të përjashtohej nga grupi. Ky ishte një vendim politik që nuk ka lidhje me ditën e nesërme. Ne kemi një marrëdhënie të kushtezuar me parlamentin."

Por pavarësisht kësaj LSI akuzon Ramën se lojrat e fatit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 1 mld euro në 5 vite.

"Të dhënat zyrtare janë 140 milionë. Kryeminsitri ka zbuluar se është 5-fishi. 1 miliardë euro është evazioni fiskal më i madh i këtij vendi."  

Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë debate i rradhës mes partive politike. Për  mediat Vasili la të nënkuptohet se nuk do të dërgojë një emër të ri, me argumentin PS ka bllokuar reformën zgjedhore.

EMISIONET