Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ligjin e shume debatuar për krijimin e korporatave. Drafti parashikon vënien e tokave shtetërore në dispozicion të investitorëve. Opozita e re e akuzoi mazhorancën se ky ligj është një formë skeme piramidale.

Pavarësisht kundërshtimit të bizneseve por edhe të ekspertëve Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin për korporatën e investimeve.

Opozita e re e kundërshtoi nismën duke theksuar se kjo ligjëron projektet PPP, madje akuzuan se kjo është një formë skeme piramidale.

"Kemi iniciativa të privatëve për të zhvilluar prona të ndryshme shtetërore. Pra këto mos janë kërkesat ose ofertat e pakërkuara, po për prona më të vogla. Pra do të thotë që këtu përveç PPP-ve që kanë zaptuar këtë pjesën  kryesore të ekonomisë kemi dhe këto të voglat. Nëse kjo korporatë falimenton e kujt është përgjegjësia?"

Por për zv/ministrin e financave Elton Haxhi ky draft nuk ka asnjë lidhje me projektet PPP pasi nuk krijon kosto në buxhet.

"Në rastin që po flasim të ndërmarrjeve për qëllime të veçanta është një partneritet si gjithë të tjerët ku secili merr pjesën që i takon në raport me kontributin. Nuk ka transferim risqesh tek njëra palë apo tek pala tjetër"

Ligji u rishqyrtua pas ankesave të FMN –së dhe KE duke ia nënshtruar projektet ligjit për prokurimet publike por ekspertët dhe biznesi janë skeptikë pasi ligji ka shumë paqartësi dhe krijon mbivendosje në institucione.

/Ora News.tv/