Postoi fotografinë gjysmë të zhveshur të djalit, këngëtarja "masakrohet" në rrjete sociale

Ylli i popit, Pink ka vendosur të mos postojë më fotografi të fëmijëve në rrjete sociale pas kritikave nga postimet e mëparshme.

Këngëtarja tha në "The Ellen Show" se kishte marrë komente të vrazhda pasi kishte postuar një imazh gjysmë të zhveshur të djalit të saj të vogël.

"Dikush shkoi aq larg sa të thoshte se dikush duhet të thërriste shërbime për fëmijë, disa nga gjërat më të shpifura dhe unë qava kaq shumë pas kësaj. Unë nuk do ti publikoj më," tha ajo.

Ylli tha se ajo kupton shqetësimet e njerëzve, por shtoi se ata mund të ishin më të sjellshëm në komentet e tyre.

EMISIONET