Postimi/ Ylli i Barcelonës konfirmon largimin: Doja të jepja më shumë ...!

Postimi/ Ylli i Barcelonës konfirmon largimin: Doja të jepja më

"Doja të jepja më shumë ...!" 

Me këto fjalë e ka mbyllur aventurën totalisht për tu harruar sulmuesi i Sassuolos te Barcelona, Kevin Prince Boateng. Ganezi që luajti si i huazuar në "Camp Nou" bëri vetëm katër paraqitje me blaugranët, por pa arritur të bind drejtuesit për të paguar 8 milionë euro për ta blerë. 

"Sot përfundon një nga përvojat më emocionuese të karrierës sime. Falënderoj çdo person që e bëri këtë të mundur. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë bërë të ndihem në shtëpi që nga dita e parë, kampionë dhe njerëz të mëdhenj. Falënderoj të gjithë drejtuesit, të disponueshëm dhe gjithmonë të pranishëm. Një falenderim i veçantë i shkon të gjithë tifozëve: Unë gjithmonë do t'ju mbaj në zemrën time. Doja të jepja diçka më shumë, por bëra më të mirën në çdo minutë të stërvitjes dhe lojës që më është dhënë për të nderuar këtë fanellë fantastike!"-shkruan 32 vjeçari në rrjetet sociale.

 Gazetarët e "Sky Sport Italia", Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano, ndërkohë pretendojnë se e ardhmja e Boateng është larg "Mapei Stadium", pasi është në bisedime të zgjatura me skuadrën turke, Besiktas.


EMISIONET