Në emisionin  Arena në RTV ORA, Ministri i turizmit Blendi Klosi, moderatori Dritan Hila dhe Auron Tare, kanë diskutuar në lidhje me portin e Limionit në Sarandë.

Hila e Tare kanë thënë se porti është lënë pas dore, ndërsa Klosi ka thënë se është hapur prokurimi për ndërtimin e një porti aty, që do të jetë port marine.

Hila: Porti i Limionit është një yll. Ja kanë dhënë një sipërmarrësi që vetëm që bën vara-vingo me një bot nafte. Në portin e Liomionit ti nuk ke vend ku të ankorohesh, duhet të hedhësh spirancën nëpër gurë, sepse përndryshe nuk ke ku të ankorohesh. Ja janë dhënë një sipërmarrësi që vetëm shet benzinë.

Klosi: Akoma se kanë marrë.

Hila: Po e kanë marrë mo, e kanë marrë, dhe porti është i ndarë në dy pjesë . Kam dalë dhe e kam prekur me dorë atë port.

Tare: Përse nuk duhen lejuar operatorët e Sarandës, që të operojnë në atë port, por duhet ta marrë dikush pa asnjë kontribut në atë fushë, përse?  

Klosi: Tani, këtej thoni se duhet bërë investime në zonën e detit, këtej i gjykojmë këto. Tani ka një prokurim që po bëhet nga Ministria e Infrastrukturës për këtë port, dhe nuk kam detaje.

Tare: për çfarë se ai nuk do të jetë port marine, por për të shitur naftë.

Klosi: Jo, jo , do të jetë port marine.

Tare: Çdo specialist që ka ardhur këto vitet e fundit e ka thënë se porti I Limionit nuk bëhet dot port marine, nga ana strategjike nuk bëhet dot.



/Ora News.tv/