Portali i njohur italian “La Lazio Siamo Noi” zbardh intervistën e dhënë nga mesfushori i kombëtares Klaus Gjasula në emisionin “Ora Sport”, në puntatën e të dielës.

Futbollisti i Paderborn Klaus Gjasula ishte i ftuar në puntatën e të dielës në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, ku foli për rikthimin e Bundesligës, debutimin me kombëtaren dhe bisedën me drejtorin sportiv të Lazio-s, Igli Tare.

Portali i njohur italian “La Lazio Siamo Noi” zbardh intervistën e dhënë nga mesfushori, ku Gjasula identifikoi një fazë themelore të rrugëtimit të tij në kombëtare pas miqësores Paderborn-Lazio që përfundoi 2-4 për bardhekaltërit.

"Unë me siguri nuk do të isha thirrur nga Shqipëria nëse nuk do të kisha luajtur me Paderborn në miqësoren kundër Lazio-s. Tare më pa dhe donte të më takonte, gjatë bisedën folëm edhe për ekipin kombëtar dhe trajnerin Reja, një njohje e tij e vjetër. Kjo ndeshje hapi rrugën time në kombëtaren shqiptare", tha Gjasula në ORA SPORT, të cilën e citon “La Lazio Siamo Noi”.

Mesfushori pushtoi Kombëtaren shqiptare në Shtator 2019 dhe nga ai momenti trajneri Edy Reja nuk e diskuton në mesfushë.

/Ora News.tv/