Porosia e Ramës: Ligji i posaçëm për rindërtimin duhet të kalojë në seancën e 19 dhjetorit

Porosia e Ramës: Ligji i posaçëm për rindërtimin

Qeveria parashikon të kalojë ligjin e posaçëm për rindërtimin në seancën e fundit plenare të këtij viti, konkretisht me 19 dhjetor.

Në mbledhjen e qeverisë, Rama la porosi të veçantë për këtë çështje, duke shtuar se kjo situatë nuk prej që ligji të kalojë në procedurat normale.

Rama: Duhet të çojmë përpara procesin dhe sa më shpejt të kemi ligjin e posaçëm për rindërtimin. Në datën 19 në seancën e fundit të parlamentit të çojmë ligjin e posaçëm të rindërtimit. Nuk mund të bëhet me procedurat normale, historitë e zvarritjeve. Rindërtimin duhet ta kordinojë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për konferencën e Dhomave të Tregtisë, Shals me gjithë Dhomat e Tregtisë të gjithë rajonit për të pasur një konferencë domethënëse edhe në këtë aspekt.

EMISIONET