Popullsia në Gjermani arrin shifra rekord

Popullsia në Gjermani arrin shifra rekord

Popullsia e Gjermania ka arritur shifra rekord.

Zyra e statistikave tha të premten se në fund të vitit 2018 në Gjermani janë regjistruar 83 milionë banorë, shifër e ndikuar edhe nga migrimi i njerëzve.

Vlerësimi paraprak krahasohet me 82.8 milionë njerëz që ishin në vitin 2017, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, në vendin më të populluar të Bashkimit Europian, që ka pasur rritje ekonomike për 9 vite rresht, është shënuar një migrim deri në 380.000 njerëz në 2018, informon Ora News.

Shifra e migracionit është më e ulëta që nga viti 2012 dhe ka rënë ndjeshëm nga 2015, kur arriti në rreth një milion azil kërkues.

Gjermania gjithashtu tërheq mijëra të rinj nga vende të tjera evropiane çdo vit, që shkojnë në vend për të studiuar ose punuar.

Demografia është një çështje e diskutueshme në Gjermani, ku shumë zona rurale luftojnë me një popullsi në rënie.

Ndërsa në qytetet e mëdha popullsia po rritet, duke nxitur rritjen e çmimit të pasurive të paluajtshme dhe qirave.

Zyra e statistikave pret që popullsia të zvogëlohet në 79 milionë deri në vitin 2030, periudhë kur njerëzit e moshës 65 vjeç e lart do të përbëjnë 28 % të popullatës.

EMISIONET