Policia e Shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë. Në një deklaratë, policia kërkon nga protestuesit ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe përdorimin e kapsollave.

Thirrja e Policisë

Ju lutemi ruani qetësinë.

       Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë

      Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë.

       Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.

I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i  tubimit, merrni masa që personat që  hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime.

Merrni masa qe personat qe  mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.


/Ora News.tv/