Pas arrestimit të "Tesit", policia "skanon" Vlorën, 7 në pranga dhe 3 në kërkim

Pas arrestimit të "Tesit", policia "skanon"

Pasi arrestoi Tesilvan Bashon, një prej personazheve të krimit më të kërkuar në vend, Policia e Shtetit i ka dhënë një goditje  të fortë bandës së Selenicës, ku ai vepronte.

7 persona përfunduan në pranga dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim për veprimtari kriminale, kryesisht në fushën e narkotikëve.

Çerçiz Velaj 33 vjeç, Enton Likaj 28 vjeç, Daniel Nikaj, 22 vjeç, Altiv Veizaj, 37 vjeç, Antonio Veizaj, 27 vjeç, Marjo Veizaj, 22 vjeç, Romeo Likajt, 29 vjeç, u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar 'Vjeshta', që sipas policisë ishte finalizim i një pune hetimore 6 mujore.

Në bashkëpunimin me njëri- tjetrin ata kanë kultivuar bime narkotike në njësitë administrative të Selenicës, që konsiderohen zonat me risk të lartë për këtë veprimtari kriminale.

 “Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).”

Gjatë aksionit u sekuestruan armë zjarr, shuma parash e eurosh sikurse janë asgjësuar bimë e fidanë kanabisi.

Ndërkohë burimet thonë se forcat speciale të Policisë së Shtetit do të qëndrojnë për disa ditë në qytetin e Vlorës duke i bërë një skaner qytetit bregdetar me qëllim për të vënë në pranga të kërkuar apo persona me rrezikshmëri të lartë.

EMISIONET