Policia sekuestron "fabrikën e foshnjave" me 160 fëmijë

Policia sekuestron "fabrikën e foshnjave" me 160 fëmijë

Më shumë se 160 fëmijë janë shpëtuar nga një "fabrikë fëmijësh" dhe dy jetimore të paregjistruara në qytetin kryesor të Nigerisë, Lagos, ka thënë një zyrtar.

Disa nga foshnjat dhe fëmijët ishin abuzuar seksualisht, shtoi Agbola Dabiri.

Nuk është e pazakontë që autoritetet nigeriane të bastisin "fabrikat e foshnjave".

Në disa raste, gratë shtatzëna të pamartuara u është premtuar kujdes shëndetësor, për të marrë fëmijët e tyre. Në raste të tjera, gratë përdhunohen dhe mbesin shtatzënë.

Foshnjat mund të shiten për adoptim, të përdoren për t'i shfrytëzuar fizikisht, për t'i trafikuar në Evropë për prostitucion ose për t'i vrarë për qëllime rituale.

Në shkurt, policia e Lagos tha për mediat lokale se kishin zbuluar një rast ku një grua shtatzënë shkoi në një shtëpi private për të lindur fëmijën e saj - vetëm që ai të merrej dhe të shitej.

Duke folur pas sulmeve të fundit, Z. Dabiri, Komisioneri për të Rinj dhe Zhvillim Social në shtetin e Lagos, tha se 100 vajza dhe 62 djem ishin shpëtuar.

"Fëmijët dhe adoleshentët u shpëtuan nga 'fabrika e foshnjave' dhe shtëpitë u vendosën nën kontrollin e qendrave të licencuara nga shtetit për kujdes dhe mbrojtje" , shtoi ai.

Në vitin 2013, 17 adoleshente shtatzënë dhe 11 foshnje u shpëtuan nga një shtëpi në shtetin Imo juglindor. Vajzat thanë se ishin përdhunuar nga një burrë.

EMISIONET