Shemben edhe dy banesa në Shkozë, vendimi i Gjykatës nuk merret parasysh

Edhe dy banesa të tjera u shembën këtë të enjte në Shkozë, aty ku kalon gjurma e unazës së re të Tiranës. Dy familjet Kalia dhe Çullhaj kanë mbetur pa strehë, por nuk kanë bërë rezistencë. 

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, që ndalon IKMT të ndërmarrë veprime, nuk ka mundur ta mbrojë nga shembja banesën e Hysni Kalias.

Familja prej 7 anëtarësh tashmë ka mbetur në qiell të hapur.

"Detyrimi i IKMT që mos prishet shtëpia derisa të përfundojë gjyqi. Kjo bëhet në qeverinë e Edi Ramës"

"Të gjithë të traumatizuar"

Pavarësisht se besimin tek shteti dhe institucionet e ka humbur, Kalia thotë se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

"Do ta ndjek deri në Hagë"

Në kuadër të projektit të Unazës Lindore të enjten u shemb edhe banesa e familjes Çullhaj, e përbërë nga 14 anëtarë.

Të dyja banesat janë përjashtuar nga procesi i legalizimit një vit më parë, por për ish-deputetin Aldo Bumçi qeveria duhet të kishte marrë masa për strehimin e banorëve.

Në total janë rreth 37 banesa që preken në zonën e Shkozës për shkak të devijimit të lumit Lanë.

Shikoni fotografitë e tjera

EMISIONET