Aksioni kundër peshkimit të paligjshëm në laguën e Nartës u shtri edhe gjatë orëve të natës. Në total janë sekuestruar 17 varka, ndërsa dy peshkatarë të paligjshëm u shoqëruan.

Nata është koha kur më së shumti veprojnë peshkatarët e paligjshëm.

Ndaj Inspektoriati i Peshkimit në Vlorë për goditjen e këtij fenomeni në lagunën e Nartës, shfryëzoi pikërisht këtë kohë për të vijuar aksionin e nisur të hënën.

Të mbështetur nga Policia e Vlorës, ata ushtruan kontrolle dhe sekuestruan 6 varka gjatë aksionit ku nuk munguan as momentet e tensionit mes peshkatarëve të licensuar e atyre të paligjshëm.

Në total janë sekuestruar 17 varka pa dokumentacion përkatës, ndërsa janë shoqëruar dy persona.

Inspektoriati i Peshkimit dhe Organizata për Mbrojtjen e Peshkatarëve synon largimin e peshkatarëve dhe mjeteve që nuk kanë dokumentacionin përkatës.

Ndërsa peshkatarët e licensuar akuzojnë se të paligjshmit po dëmtojnë lagunën.

Aksioni për gjuetinë e paligjshme vazhdon që prej vendosjes së memorandumit për ndalimin e gjuetisë në vitin 2016.


/Ora News.tv/