I vrau të vëllain, burri me ngjyrë përqafon në gjykatë ish-policen

Një ish police amerikane që qëlloi për vdekje fqinjin e saj brenda banesës së tij në Dallas është dënuar me 10 vite burg.

Amber Guyger tha se e vrau Botham Jean pasi gabimisht mendoi se ishte në banesën e saj dhe se 26-vjeçari kishte hyrë brenda për qëllime kriminale.

Gjatë gjyqit, 31-vjeçarja pranoi se qëlloi një njeri të pafajshëm.

Guyger hyri në banesën e Jean dhe qëlloi drejt tij ndërsa ai ishte i ulur në divan.

I riu punonte si llogaritar në firmën Pricewaterhouse Coopers (PëC) kur u vra.

Gjatë dëshmisë emocionuese vëllai i 26-vjeçarit, Brandt tha se e donte Guyger si person para se ti jepte një përqafim.

Amber, e cila shërbeu në polici për 4 vjet, nuk dëshmoi gjatë seancës gjyqësore, ku folën vetëm të afërmit dhe miqtë e Jean.

Babai i tij, Bertrum filloi të qante ndërsa përshkruante dhimbjen e humbjes së djalit.

"Si mund ta humbisnim Botham, një djalë kaq i ëmbël. Ai u përpoq të bënte të pamundurën për të bërë një jetë të ndershme. Ai e donte Zotin, i donte të gjithë,"-tha Bertrum para gjykatësve.

Ndërsa vëllai i tij, Brandt  iu drejtua drejtpërdrejt Guyger dhe i tha: "Nëse të vjen me të vërtetë keq, unë të fal. Unë nuk dua as që të shkosh në burg. Të dy si person. Nuk dëshiroj asgjë të keqe për ty."

Pasi gjykatësi i lejoi, ata i dhanë njëri-tjetrit një përqafim të gjatë.

Policja sapo kishte mbaruar turnin prej 14 orësh kur bëri gabimin e tmerrshëm mbrëmjen e 6 shtatorit.

Ajo hyri në banesën e Jean dhe qëlloi drejt 26-vjeçarit ndërsa ai po hante akullore në divanin e tij.

Guyger tha se e gjeti derën të pa mbyllur dhe vuri re që ishte pak e hapur kur tentoi ta hapte me çelës duke menduar se ishte banesa e saj. Por në të vërtetë ajo kishte shkuar në apartamentin sipër banesës së saj.





EMISIONET