Policia e Vlorës në aksion, arreston 5 persona brenda 24 orëve
Policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona gjatë 24 orëve të fundit.
Uniformat blu raportojnë se në pranga ranë:
- 34-vjeçari me iniciale G. S., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
- 56-vjeçari me iniciale H. B., banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë.
Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.
- 30vjeçari A. D., banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.
Ai u arrestua pasi u kap duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen "Isa Boletini".
- 50 -vjeçari E. Z., banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në lagjen "11 Janari" duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.
- 32-vjeçari M. A., banues në fshatin Berdenesh, Sarandë.
Ai u arrestua pasi duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës - Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme proçeduriale.