Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicën e Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç.

Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriç ka shkuar, teksa autoritetet kosovare kishin paralajmëruar ndalimin e zyrtarëve.

Pas arrestimit në Mitrovicë, Gjuriç është dërguar me pranga në duar në Prishtinë, ku është mbajtur për disa orë në stacionin policor për t'u deportuar më pas në Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një deklaratë për media në orët e mbrëmjes, tha se Gjuriq është dëbuar nga Kosova nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pasi që kishte hyrë pa leje në vendin tonë.

“Policia e Kosovës sot ka marrë veprime në veri të Mitrovicës, bazuar në vendimet e MPB-së, i cili ka bërë refuzimin e hyrjes së disa personaliteteve të Serbisë. Bëhet fjalë për Vulin dhe Gjuriq, dhe Policia e Kosovës arriti të kuptojë se ndodhet në Kosovë, në një lokacion ku do të mbahej një tubim me qytetarët”,  thotë policia.

Ai hyri pa leje në Mitrovicën veriore.

Më herët, gjatë ditës së sotme, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli paralajmëroi arrestimin e dy zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë nëse hyjnë pa leje në territorin e Republikës së Kosovës.

 Përveç Gjuriçit, hyrja në Kosovës iu ndalua edhe Aleksandër Vulin.

Pamje nga momenti i arrestimit të Marko Gjuriç

Arrestimi i Gjuriç, Vuçiç i telefonon Putinit

/Ora News.tv/