Policia e Kosovës konfirmon se shtetasit turq nuk janë në Kosovë

Policia e Kosovës konfirmon se shtetasit turq nuk janë në

Policia e Kosovës ka konfirmuar se qytetarët turq të cilët u  është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë, janë larguar me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës në ora 11:05 minuta të datës 29.03.2018".

Kjo i është komunikuar Radios Evropa e Lirë. Ndërkohë mbrëmë famiiljarët e gjashtë shtetasve turq, të cilët u arrestuan të enjten nga Kosovë, kanë pritur me orë të tëra të premten në mbrëmje (30 mars)  para aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari', pas njoftimeve të pakonfirmuara se disa nga të arrestuarit 'nuk ishin deportuar fare në Turqi' dhe se gjendeshin në ndërtesën e vjetër të aeroportit.

Ata dyshonin se të afërmit e tyre gjendeshin diku në hapësirat e Aeroportit ndonëse EULEX-i mbrëmë kishte kontrolluar hapësirat duke dalë me një njoftim se nuk kishte gjetur asgjë.

Edhe sot pjesëtarë të këtij misioni, sipas Leutrim Sylës, avokat i njërit nga të arrestuarit janë në Aeroport.

EMISIONET