Policia çeke, patrullime në Shqipëri gjatë sezonit turistik

Policia çeke, patrullime në Shqipëri gjatë sezonit

Pas policisë së Kosovës, edhe policia çeke pritet të nisë patrullime në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një vizite zyrtare në Çeki. Sipas Ministrisë së Brendshme autoritetet çeke kanë dhënë garanci për bashkëpunim me policinë shqiptare në disa sektorë.

Pas Kosovës, edhe policia e çeke pritet të nisë patrullimet e përbashkëta me policinë shqiptare gjatë sezonit turistik.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një vizitë zyrtare në Çeki ku ka takuar homologun Hamàček.

Dy ministrat e Brendshëm nënshkruan një memorandum për mbështetje të autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit kompjuterik, dhe mbështetje për policinë shkencore.

Lleshaj: Konstatuam me kënaqësi që niveli i marrdhënieve në fushën e sigurisë është shumë i mirë, perspektiva e zhvillimit të tyre është po aq e rëndësishme dhe e mirë. Diskutuam lidhur me projekte të ndryshme, të cilat do të zhvillohen në një të ardhme të afërt. Këto projekte kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, me Policinë Shkencore, patrullimin e përbashkët të policëve shqiptarë dhe çek në Shqipëri gjatë sezonit turistik, si dhe diskutuam shumë çështje të tjera.

Ministria e Brendshme në një deklaratë zyrtare deklaron se Çekia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa ka lobuar tek vendet skeptike, në favor të një vendimi pozitiv për Shqipërinë pa asnjë kusht.

EMISIONET