Polici burgoset me 16 vite, i çoi avokatit pedofil videon e abuzimit seksual me fëmijë

Polici burgoset me 16 vite, i çoi avokatit pedofil videon e abuzimit

Një polic është dënuar me 16 vjet burg për përdhunimin e një fëmije. Oficeri Dean Roberts, 48 vjeç, u kap nga kolegët e tij pasi ai filmoi veten duke abuzuar me fëmijën përpara se të dërgonte pamjet tek pedofilët e tjerë.

Krimi i Roberts u ekspozua pas arrestimit të një pedofili tjetër, avokati John Guess, që udhëhoqi detektivë tek kolegu i tyre. Dyshja planifikoi që t'i abuzonte bashkërisht fëmijët dhe të shpërndante pamjet e krimeve të tyre, u dëghjua në gjykatën e Cardiff.

Ish-oficeri i policisë pranoi akuzat.

"Viktima ishte veçanërisht e cenueshme për shkak të moshës së saj shumë të re. Ajo ishte e pafuqishme për të mbrojtur veten edhe pse pamjet tregojnë se ajo ishte e zgjuar dhe në siklet të vërtetë", tha gjyqtari Eleri Rees.

Guess, 43 vjeç, bashkëpunëtor i Roberts dhe një avokat për qeverinë e Uellsit, u burgos për 26 vjet për krime seksuale ndaj fëmijëve.

Hetimi ka çuar gjithashtu në arrestime jashtë shtetit.

EMISIONET