15 efektivë kanë mbetur të lënduar nga protestat e së enjtes para selisë së Parlamentit, ku një pjesë e tyre ishin dhe femra.

Prezenca e tyre në sigurimin e mbarëvajtjes së tubimeve është vendosur në fakt në vitin 2013.  Pas fitores së zgjedhjeve në qershor të këtij viti, Edi Rama vendosi heqjen e rrethimit me kangjella të Kryeministrisë, madje dhe rrëzoi murin pranë godinës së qeverisë.

Në atë kohë mazhoranca do të deklaronte se selia e mbledhjes së ministrave nuk kishte përse të ruhej nga shqiptarët. Deklaratë kjo që vjen pas ngjarjeve të 21 janarit të vitit 2011, ku 4 protestues humbën jetën.

Përballja e parë në tubimin e opozitës do të vinte në shkurt të vitit 2014. Por ndryshe nga sa sigurohej mbarëvajtja e tubimeve, Rama vuri përballë protestuesve efektive femra.

Organizimi kundër qeverisë së asaj kohe kaloi pa incidente.

Ndërsa sërish e njëjta situatë do të përsëritej dhe në organizimin e marsit të vitit 2015. Përplasja e parë do të shënohej në 8 dhjetor të këtij viti.

Protesta e opozitës kulmoi pranë bunkerit në ministrinë e Brendshme. Duket se efektivët ishin të papërgatitur teksa ndërtimit iu vu flaka, por duke i rezistuar goditjeve dhe zjarrit

Pas kësaj masat në protestë duket se u shtërnguan.

Prova e rradhës do të ishte në 26 maj 2018 kur sërish protestuesit thyen kordonët, duke vënë në testim efektivët, edhe në këtë rast pranë ministrisë së Brendshme, këtë herë për të kërkuar largimin e Xhafajt.

Megjithatë pas ngjarjeve të 21 janarit efektivët që janë në rradhë të parë qëndrojnë me veshje normale dhe pa armë zjarri por të paisur me maska antigas.

Por që në protestën e së enjtes munguan. Pas tyre qëndrojnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilët ndërhyjnë në rast të masave të paparashikuara.

/Ora News.tv/