"Poker" ndaj Moldavisë, Reja shprehet optimist për të ardhmen

"Poker" ndaj Moldavisë, Reja shprehet optimist për të

Shqipëria arriti një fitore pa shumë vuajtje në "Chishinau" duke mundur me rezultatin e thellë 4-0 Moldavinë. Kjo ishte fitorja me më shumë gola që kuqezinjtë kanë arritur më parë në një ndeshje eliminatore dhe këtë e bën duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.

Pas takimit, trajneri, Edi Reja u shfaq i lumtur me këtë sukses, ndërsa vlerësoi impenjimin e lojtarëve duke theksuar se po krijohet një skuadër me cilësi dhe që premton shumë për të ardhmen.

U treguam të zotë. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë dhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë ndeshjen. Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë, përtej rezultateve dhe asaj që u pa në fushën e lojës. Kemi një staf të mrekullueshëm, me Bulkun dhe Salihin. Kemi edhe analistin e ndeshjeve, kemi një grup që bashkëpunon dhe kështu vijnë rezultatet pozitive”, tha Reja, i cili më pas analizoi edhe performacnën e Lorenc Trashit, që debutoi me gol në kombëtare.

Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Kundërshtari gaboi dhe ne i shfrytëzuam gabimet e tyre. Më pëlqen që po formojmë një grup të fortë. Edhe Kumbullën e Selahi, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu," përfundoi italiani. 

Shqipëria ndodhet në vendin e 4-tër të grupit H me 12 pikë. Turqia dhe Franca kryesojnë me 19 pikë pas barazimit që sigluan në stadiumin "Stade de France" dhe janë një hap larg kualifikimit për në Europian.

EMISIONET