Pogradec, makina e përplasi pranë banesës, vdes i moshuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2018, 11:17
Një i moshuar që u përplas pasditen e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Korcë pranë Çërravës, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Njazi Hyka 77 vjeç u përpoq të kalonte nga njeri krah i rrugës në krahun tjeter për të shkuar në shtëpi kur u përplas nga mjeti tip “Audi”.
I moshuari u nda nga jeta në spitalin e Pogradecit.
Policia arrestoi drejtuesit e mjetit Fiordi Miminllari, 25 vjeç, Pogradec.