Pogradec, makina aksidenton për vdekje këmbësorin

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në unazën e qytetit, ku viktimë ka mbetur një 75-vjeçar.

"Më datë 18.04.2018, rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në unazën e qytetit të Pogradecit një mjet tip "Volksëagen Polo" ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 75 vjeç, kalimtar në rrugë dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes", sqaron policia.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

EMISIONET