Pogba intrigon merkaton, Reali mendon shkëmbimin e bujshëm

Pogba intrigon merkaton, Reali mendon shkëmbimin e bujshëm

Me merkaton e janarit fare pranë, shumë skuadra po mendojnë për të perforcuar ekipin.

Një prej klubeve që pritet të jetë aktiv gjatë kësaj periudhe është Reali i Madridit. Forma jo e kënaqshme e kthen gjigantin spanjoll në një ekip që meriton përmirësim të organikës.

Ëndrra e madhe është Paul Pogba dhe Reali ka "skemën" që e dërgon tek francezi. Sipas asaj që raporton "El Desmarque" Los Blancos po mendon të bëj një shkëmbim bombastik me Manchester United.  

Duke iu referuar këtyre burimeve,13 herë kampionët e Europës janë të gatshëm të ofrojnë 2 futbollistëve vetëm për të "veshur" me të bardhë kampionin e Botës.

Gareth Bale dhe James Rodriguez pritet të jetë të sakrifikuarit e "djajve të kuq" me dyshen që nuk po gjen ritmin e munguar në këtë sezon futbollistik.  Shkëmbim që pritet të trondisë jo pak merkaton, pasi kartoni i dyshes madrilene kap vlerën e 110 milionë eurove, kundrejt 100 milionëshit që vlerësohet Pogba.

Gjithashtu, mesfushorin francez e pëlqen edhe gjiganti italian, Juventus, por emra si Bale dhe Rodriguez intrigojnë së tepërmi edhe një klub si Manchester United.

EMISIONET