Pochettino hedh topin në fushën e Klopp: Jeni favorit në Champions

Pochettino hedh topin në fushën e Klopp: Jeni favorit në

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino nuk pret që Jurgen Klopp të pranojë çdo surprizë taktike dhe beson se Liverpooli futet në lojë si favorit. Agjentinasi thotë se emocioni dhe jo taktika do të jetë faktori vendimtar në finalen e Champions League mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.

"Është e pamundur të thuhet se kjo është vetëm një lojë tjetër. Gjëja më e mirë është që ne do të kemi tre javë për ta shijuar atë. Ne po përjetojmë momente unike. Të gjithë presin një betejë taktike, por emocionet do të jenë faktori vendimtar. Ne jemi dy ekipe që e njohin mirë njëri-tjetrin, kështu që asnjë taktikë nuk do të jetë një surprizë",-tha Pochettino në Samitin e Futbollit Ndërkombëtar të Bilbaos.

Shumë njerëz e shohin ekipin e Klopp si favorit dhe Pochettino thotë se "Gjelat" do të luajë si humbës, edhe pse ata plotësisht e meritojnë të jenë aty ku janë tani.

"Ndoshta Liverpooli është favorit sepse ata ishin në finalen e vitit të kaluar dhe kanë luftuar për titullin e Premier League deri në fund. Ata kanë investuar shumë për të fituar Premier Ligën ose Champions në vitet e fundit. Askush nuk priste  që Tottenham të ishte në gjendje të arrinte në finale, por ne jemi këtu me meritën tonë. Kjo e bën atë më të mahnitshme dhe kënaqësia është shumë e madhe. Ne mund të bëjmë histori. Natyrisht, ju luani një finale për ta fituar atë dhe ne jemi duke u përgatitur për të fituar",-deklaroi argjentinasi.

Lidhur me të ardhmen Pochetino u shpreh:

Nuk do ta marr vendimin për të ardhmen pas finales. Është e rëndësishme të di çfarë planesh ka Tottenham. Nëse duam të vijmë në finalen e Champions vitin tjetër dhe të konkurrojmë me Manchester City dhe Liverpool duhet të bëjmë përforcime”.-përfundoi Pochettino. 

EMISIONET