Po vonohen bursat për studentët

Po vonohen bursat për studentët

Altin Kola, student në vitin e tretë të Fakultetit të Ekonomisë nuk ka marrë bursë prej dy muajsh.

"Për tre muajt e parë janë përfituar 17 ditë të tetorit, nëntori i plotë dhe 5 ditë të dhjetorit. Ndërkohë që pjesa e bojkotit nuk është shpërndarë bursa" thotë një student.       

Probleme kanë hasur të gjithë studentët e këtij fakulteti.

"Bursat sipas VKM do të hidheshin që nga muaji janar dhe të jepeshin për janar dhe shkurt por ende nuk janë hedhur" thotë studenti tjetër

Ata shprehen të shqetësuar pasi bursa, në vlerën e 10 mijë lekëve, i ndihmon të përballojnë disa prej shpenzimeve të studimeve të larta.

"Do ndihmonte në qeratë, pagesat e konvikteve. Vijmë nga rrethet dhe prindërit i kemi të papunë" thotë studenti.

Në një njoftim të datës 4 mars, Fakulteti i Ekonomisë bën të ditur se bursa e muajit janar do të përfitohet në korrik ndërsa ajo e muajit shkurt do të jepet brenda marsit.

Fakulteti sqaron studentët së shkak për këtë vonesë është bërë vkm-ja që ka hyrë në fuqi në muajin janar me pasojë rritjen e numrit të përfituesve. bursën e nxënësit që kanë përfundur gjimnazin me rezultate të larta si dhe studentët që kanë mesataren mbi 9. Për shkak të këtij vendimi administrata ka kërkuar më shumë kohë për të konfirmuar pjesëmarrjen në mësim të këtyre studentëve.

Rezulton se me të njëjtin shqetësim po përballen edhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës të cilët nuk përfitojnë bursë prej disa muajsh.

EMISIONET