Një djalë nga Illinois në SHBA u arrestua pasi ka prekur një gazetare e cila po raportonte live dhe nisi ta shantë me një fjalor shumë banal: “Në dreq të drejtat e saj” etj...

Reporterja WGN-TV Gaynor Hall po prezantonte motin ditën e shtunën në mbrëmje kur djali 20-vjeçar i quajtur Eric Farina i shkoi nga mbrapa, i kap shpatullat dhe nis të shajë me një fjalor tepër të rëndë e banal.

Policia e Shorewood e prangosi dhe u akuzua për sjellje të çrregullt.

"Farina kapi reporteren tek shpatullat dhe dha një deklaratë të çuditshme dhe shqetësuese”, thanë policët. Ai u la i lirë pasi pagoi 2,500 dollarësh.

Pas ngjarjes, gazetarja u shkroi një mesazh ndjekësve të saj në Facebook, duke i falënderuar për mbështetjen dhe i njoftoi se është mirë. Ajo i drejtohet dhe djalit 20-vjeçar duke i thënë se nuk ishte diçka për të qeshur.

“T’i shkele hapësirën time personale, me frikesove mua, a ia vlejti?"


/Ora News.tv/