Po performonte mbi litar, akrobati humbet ekuilibrin dhe bie para audiencës së tmerruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2018, 11:47
Një akrobat është rrëzuar në mënyrë darkamtike nga një lartësi 8 metra ndërsa po performonte mbi një litar para audiencës së tmerruar.
Sergey Marakov ra në dyshemenë e skenës kur litari i tendosur papritur u lirua. Por për fat të mirë akrobati nuk pësoi dëmtime serioze.
Pas një kontrolli të shpejtë nga mjekët dhe me fashë në krah ai u kthye në skenën e cirkut në qytetin rus të Bratsk dhe filloi përsëri të performonte.