Vlorë, furgoni në parkim shpërthen në flakë, shikoni pamjet

Një furgon është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në lagjen ''Hajro Çakërri''.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se është përfshirë nga flakët një mjeti furgon i parkuar, i vjetër dhe jo në gjendje pune.

Mjeti tip ''Nissan” mësohet se është në pronësi të shtetasit E.L. Dyshohet se zjarri në mjet mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimi zjarrëfikës po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ora News ka siguruar videon me pamje nga vendi i ngjarjes.


EMISIONET