Po kalonte rrugën, automjeti përplas këmbësorin në aksin Elbasan-Cërrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2020, 21:47
Një 50 vjeçar është përplasur nga një automjet pak minuta me parë në aksin Elbasan - Cërrik pranë fshatit Gostimë.
Ai po kalonte rrugën kur është përplasur nga mjeti ku është plagosur.
50 vjeçari u transportua drejtë spitalit të Elbasanit për ndihmën e parë.
Policia shoqëroi për në komisariat shoferin e mjetit.
(Foto ilustruese)