Po, gratë triumfojnë, e kur bëhen bashkë ato shkëlqejnë edhe më shumë.

Kështu ka ndodhur me Suela Bakon e Sabina Kodrën të cilat sot kanë një tjetër trofe ndërkombëtar në duar.

Një vit e gjysmë nga premiera, projekti kinematografik “Ne të treja” ka triumfuar në Qipro, aty ku është vlerësuar me çmimin e parë për plaftormën më të re europiane të bashkëprodhimeve.

Edhe pse Covid 19 ka ndryshuar ritmet e jetës, triumfin e veprës së Suela Bakos, prodhuar nga Sabina Kodra nga EraFilm nuk mundi ta izolojë as virusi që ka izoluar mbarë globin.

Kështu vetëm pak ditë projekti kinematografik “Ne të treja” është shpallur fituesi i ditëve të industrisë Dot.on.the.map, që ishte parashikuar të mbahej në Qipro por për shkak të pandemisë u mbajt online.

I gjithë suksesi për Suelën dhe Sabinën është shijuar në shtëpi, ndërsa fjalët që shoqërojnë çmimin për artin shqiptar janë ato që na bëjnë të gjithëve krenar. “Çmimi për projektin më të mirë, shkon për “NE TË TREJA” nga Suela Bako dhe i prodhuar nga Sabina Kodra nga Erafilm në Shqip.


/Ora News.tv/