Po festonin fitoren e Shpend Ahmetit, arrestohen Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi

Po festonin fitoren e Shpend Ahmetit, arrestohen Albin Kurti e Donika

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në mbrëmjen e së hënës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se arrestimi i dy deputetëve të Kuvendit ka ardhur pas urdhrit të Gjykatës.

"Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Për këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore", tha Ahmeti.

Dy deputetët e VV’së dje kishin shkelur arrestin shtëpiak, duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit.



EMISIONET