Plas sherri në skenë! Drake nxit fansat të sulmojnë ‘armikun’ e tij

Plas sherri në skenë! Drake nxit fansat të sulmojnë

Reperi Pusha T po performonte në vendlindjen e armikut të tij më të madh në muzikë, Drake, kur u sulmua nga fansat.

Ata e spërkatën me birrë dhe ujë teksa po këndonte hitet më të mëdha. Njerëzit u përpoqën të hynin në skenë për ta goditur, por rojet e sigurisë arritën të mbronin reperin.

Më pas, u rikthye për të dhënë një mesazh. “Ky zezak paguan disa zezakë për të hedhur birrë tek unë. Cfarë është kjo?!”, tha Pusha T.

Ndonëse nuk e përmendi emrin e Drake, u nënkuptua që Pusha T i drejtohej atij. Mediat e huaja raportuan se i gjithë sulmi u shkaktua pasi ai performoi këngën “The Story of Adidon”, i cili është diss për Drake.

Lufta mes tyre duket se nuk do të marrë fund dhe kjo mund të ketë qenë një hakmarrje nga ana e Drake, sekreti i të cilit u zbulua nga Pusha. 

EMISIONET