Plan tronditës, UEFA revolucion në Champions dhe Europa League

Plan tronditës, UEFA revolucion në Champions dhe Europa League

Sezoni 2023-2024 do të vij me ndryshime rrënjësore në dy kompeticionet e UEFA-s, Liga e Kampionëve dhe Europa League.

Të paktën ky është lajmi që po qarkullon në mediat italiane, me "Corriere della Sera" që raporton se Institucioni më i lartë i Futbollit në Europë, ka paraqitur një plan reformë në garat e saj, duke sjell një model të sporteve amerikane. Dy kompeticionet do të ndahen sipas zonave gjeografike, kështu që udhëtimet e skuadrave do të jenë më të shkurtra dhe më pak të lodhshme.

Pretendohet se Liga e Kampionëve do të ndahet në katër grupe me tetë skuadra, me play-off dhe play-out. Gjashtë skuadrat e para për çdo grup do të sigurojnë një biletë për në sezonin tjetër, ndërsa që katër skuadra do të kualifikohen përmes ligave kombëtare.

Ndërkohë, kompeticioni i dytë për nga rëndësia do të ndahet në dy mini-kompeticione, si Europa League 1 dhe Europa League 2. Këtu do të marrin pjesë 64 skuadra

"Il Corriere" shkruan se kjo e fundit mund të ndahej në zona gjeografike të Veriut, Jugut, Lindjes dhe Perëndimit. Ekipet që kualifikohen nga rajonet e tyre do të konkurojnë në një format me eliminim direkt.

Ky format do të detyronte UEFA-n që takimet e kompeticioneve Europiane t'i spostojë në fundjavë edhe pse një gjë e tillë është kundërshtuar gjatë nga skuadra dhe Liga Europiane. Por jo vetëm kaq. Kjo do të sillte tkurrje edhe në kalendarin e FIFA-s. Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA do të ul në 3 numrin e hapësirave të kombëtareve për të zhvilluar takimet e tyre.

EMISIONET