Plagosje me thikë në zonën e ish-Kënetës në Durrës

Plagosje me thikë në zonën e ish-Kënetës në

Një plagosje për motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në zonën e ish-Kënetës.

Dy të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë një debati, i cili ka degjeneruar në përleshje duke plagosur njëri-tjetrin me thikë.

"Më datë 31.05.2020, rreth orës 22:00, në lagjen nr 17, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç, kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia. 

EMISIONET