Plagosje me thikë në Vlorë, konflikt për çështje pronësie

Plagosje me thikë në Vlorë, konflikt për çështje

Dy të moshuar janë përfshirë në një sherr me thika në një lokal në lagjen Kushtrimi të qytetit të Vlorës, teksa një 65-vjecar ka plagosur me thikë 77-vjecarin Muco Malaj, duke i shkaktuar këtij të fundit plagë në kofshë dhe në brinjë.

Konflikti ka nisur për shkaqe pronësie, teksa nga burimet bëhet me dije se prona për të cilën bëhet fjalë ndodhet në fshatin Oshtimë të Vlorës, teksa për këtë pronë të dy personat ishin në proces gjyqësor prej vitesh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesi, teksa i dëmtuari 77-vjecari është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për një ndihmë mjekësore më të specializuar.

Nga informacionet e marra të dy personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të ulur bashkë në një bar të vogël në lagjen Kushtrimi, teksa më pas kanë filluar të konfliktohen, duke përfunduar në përdorimin e thikës.

Më pas autori i saj 65-vjecari është larguar nga vendi i ngjarjes, policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje për kapjen e këtij të fundit.

Grupi hetimor ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plot të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET