Arrestohet në flagrancë 54-vjeçar në Tiranë, pasi ka plagosur me sende të forta një shtetas.

Ai është arrestuar së bashku me dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit G. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin K. K., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” – njofton policia.

Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 39 vjeç, sepse në rrugën “Mihal Grameno”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Policia ka arrestuar edhe shtetasin A. K., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/