Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme nga përdorimi i armëve të zjarrit pas një aksidenti në aksin Levan-Vlorë.

Policia e Vlorës thotë se ka zbardhur dinamikinë  e sherrit dhe ka vënë në pranga katër persona që u përfshinë në ngjarjen.

Në pranga përfunduan, Miri Tefai, 41 vjec, Sajdi Qarri, 20 vjec dhe Engli Nake, 25 vjec

Tre të arrestuarit udhëtonin në një makinë Alfa Romeo kur pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskwagen, ku udhëtonin tre persona të tjerë.

Në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë.

pranë mbikalimit të Novoselës palët janë përfshirë në konflikt të dhunshëm, ku sipas policisë, nën efektin e alkoolit 41 vjecari Miri Tefai, ka qëlluar me armë zjarri.

Plumbat kanë kapur kunatin e tij 25 vjecar Engli Nake i cili është dërguar në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Policia thonë se pasi ka marrë njoftim dhe në bazë të provave ka arritur të zbardhë ngjarjen.

Në pranga u vu edhe punonjësi i karburantit pranë të cilit ndodhi sherri i cili akuzohet për moskallzim krimi.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur 5 akuza mes të cilave "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje”

/Ora News.tv/