Tentuan të vrasin 27-vjeçarin në Lezhë, kapen dy autorët e sulmit

Tentuan të vrasin 27-vjeçarin në Lezhë, kapen dy

Pas dy muajve në arrati, policia ka arrestuar autorët e dyshuar të tentativës së vrasjes 2 muaj me parë të 27-vjeçarit Saimir Nikolla në Lezhë.Kristjan Ndoci dhe Kristjan Peteku sipas dosjes hetimore u konfliktuan për 400 mijë lekë.

Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar për tentativën e vrasjes së një 27-vjeçari në Lezhë, ngjarje e ndodhur në shtator të këtij viti.

Kristjan Ndoci dhe Kristjan Peteku u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar "Dajçi", finalizuar nga Policia e Lezhës.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 28 shtator të vitit 2019, sulmuan me armë zjarri 27 vjeçarin Saimir Nikolla.

Ngjarja u shënua në Lagjen SMT, tek “Ura e Cenit”.

Plagosja u shënua vetem disa qindra metra larg drejtorisë së Policisë së Lezhës dhe në ditën që aty po prezantohej Drejtori i ri.

Sipas hetimeve, shkak për tentativën e vrasjes u bë një konflikt mes të rinjve për një shumë prej 400 mijë lekësh.

Pas ngjarjes, Kristjan Ndoci dhe Kristjan Peteku u larguan me shpejtësi me një makinë dhe arritën ti shmangen drejtësisë për afro dy muaj, deri sa ranë në pranga.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale "vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe "armëmbajtja pa leje".



EMISIONET