Pjetri i përgjigjet PD-së, publikon dokumentet e pastërtisë së figurës në Itali

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka vijuar replikat me Partinë Demokratike, por kësaj herë me dokumentet konkrete.

Në përgjigje të akuzave të PD, se shteti italian e ka përzënë në vitin 2002 dhe deri në 2010 nuk ka hyrë më në shtetin fqinj, Pjetri ka publikuar çertifikatat e pastërtisë  së figurës.

Pjetri i ka quajtur akuzat asgjë më shumë sesa dështime disavjeçare të atyre që thjeshtë kërkojnë t'i njollosin emrin.

Postimi i plotë: 

Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë  së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.


EMISIONET