Për mjekun Pëllumb Pipero është e vështirë që të parashikohet se sa do të zgjasë kjo pandemi.

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Pipero tha se në rastin më të mirë do të zgjasë rreth 4 muaj, por nuk ka parashikim të saktë.

Pipero: Të gjithë e kanë të vështirë specialistët që të bëjnë një parashikim të saktë për këtë pandemi. Kam thënë që në rastin më të mirë do të zgjasë 4 muaj dhe aq mendoj se do të shkojë. Por nuk ka parashikim të saktë. Është njëlloj sikur të parashikosh motin. Kjo është një pandemi globale, jo lokale.


/Ora News.tv/